Shfaqja “Memorandumi” sonte premierë në Teatrin ‘Adriana’ - Gazeta Express
string(53) "shfaqja-memorandumi-sonte-premiere-ne-teatrin-adriana"

Shfaqja “Memorandumi” sonte premierë në Teatrin ‘Adriana’

Arte

Gazeta Express

28/06/2022 16:50

Në qytetin e Ferizajt sonte luhet shfaqja premierë “Memorandumi” nga Vaclav Havel me regji të Agon Myftarit.

“Memorandumi” nga Vaclav Havel është një komedi e errët politike që parodizon burokracinë dhe konformitetin. Ngjarja është e vendosur në një organizatë ku në mënyrë që komunikimet ndër-zyrtare të përshpejtohen me efikasitet të lartë, shpiket një gjuhë e re artificiale – “Ptajdipi” e cila supozohet se do të thjeshtësonte punën e zyrtarëve të saj dhe ta bënte komunikimin ndër-zyrtar më të sakt dhe më të lehtë. Përkundrazi, pikërisht kjo “gjuhë” e inkuadruar si një eksperiment do ti shpie nëpunësit e organizatës drejt dehumanizimit dhe tjetërsimit, e që përfundimisht e pashmangshëm ata shkojnë drejt një rrethi të tmerrshëm vicioz të një sistemi ngulfatës edhe më burokratik.

Lexo Edhe:

Shfaqja fillon nga ora 20:00. Reprizat e shfaqjes janë me 29 dhe 30 qershor.

/Gazeta Express