Shfaqja “InHuman”, premierë në Teatrin e Prizrenit - Gazeta Express
string(47) "shfaqja-inhuman-premiere-ne-teatrin-e-prizrenit"

Arte

Gazeta Express

18/09/2025 14:46

Shfaqja “InHuman”, premierë në Teatrin e Prizrenit

Arte

Gazeta Express

18/09/2025 14:46

Më 19 shtator, nga ora 20:00, në Teatrin e Qytetit “Bekim Fehmiu”, do të luhet premierë shfaqja “InHuman” me regji Zoltan Balazs.

Rreth shfaqjes:
Urgjenca për krijimin e InHUMAN rëndon në aktualitetin e mprehtë të temave që trajton shfaqja: realitetet tronditëse të luftës dhe konflikteve të armatosura, si dhe fatet individuale dhe kolektive të atyre që mbeten të ngujuar në izolim. Shfaqja ngre pyetje thelbësore për kohën tonë: A mund arti të ndikojë mbi brutalitetin dhe pamëshirën njerëzore, dhe nëse po, si? Cilat forca e ushqejnë çnjerëzimin e botës sonë? Si mundet njerëzimi t’i rezistojë barbarisë dhe shkatërrimit kulturor? Dhe në ç’mënyra mund të triumfojë dhembshuria mbi çnjerëzoren? InHUMAN fton publikun në një përballje me këto dilema dhe në një reflektim mbi fuqinë e artit si një forcë për empati, qëndrueshmëri dhe rikthim të humanitetit tonë të përbashkët.

Nga: Shpëtim Selmani dhe Jeton Neziraj

Aktorët: Alban Krasniqi, Beslidhje Bytyçi, Hajat Toçilla