Shfaqja “Here, Kitty Kitty” në ditën e katërt të PITF - Gazeta Express
string(50) "shfaqja-here-kitty-kitty-ne-diten-e-katert-te-pitf"

Shfaqja “Here, Kitty Kitty” në ditën e katërt të PITF

Arte

Gazeta Express

23/05/2024 14:13

Sonte në Teatrin AAB “Faruk Begolli” do mund të ndiqni shfaqjen “Here, Kitty Kitty” me regji të Filip Petkovski nga Maqedonia e Veriut.

Kjo shfaqje do jetë pjesë e programit garues, ndërsa detajet rreth përmbajtjes së saj janë ndarë sot në konferencën për media.

Lexo Edhe:

Regjisori Filip Petkovski, i shoqëruar nga aktorët Vasil Zafirchev, Ana Jovanovska dhe Vedran Chesharek, thanë se presin së pari që publiku ta shijoj shfaqjen, pastaj të vlerësohen për punën që kanë bërë.

Ata shtuan se PITF është një mundësi ideale për ta të sjellin shfaqjen e tyre që qëndron jashtë teatrit tradicional, e cila përmban vallëzim, muzikë dhe këndim

Të gjithë përgëzuan stafin e PITF për angazhimin dhe kreativitetin për të mbajtur dhe organizuar një festival teatrosh, pasi kjo ka rëndësi të madhe në vetëdijësimin kulturor të masës.

Shfaqja “Here, Kitty Kitty” fillon sonte nga ora 20:00.