Shfaqja e filmit “Nën hijet e luftës” - Gazeta Express
string(35) "shfaqja-e-filmit-nen-hijet-e-luftes"

Arte

Gazeta Express

02/07/2025 15:27

Shfaqja e filmit “Nën hijet e luftës”

Arte

Gazeta Express

02/07/2025 15:27

Më 3 korrik në “Reporting House” nga ora 18:30 shfaqet filmi “Nën hijet e luftës” realizuar nga Eki Rrahmani, Gazi Nela dhe ‘In My Country Post Productions’.

Në maj të vitit 1999, në kulmin e luftës në Kosovë, Burgu i Dubravës u shndërrua në skenën e një prej mizorive më të rënda të asaj kohe: një masakër e mbuluar për vite me radhë nga errësira e harresës dhe mungesës së drejtësisë.

“Nën hijet e luftës” sjell në ekran rrëfimet tronditëse të të mbijetuarve, dëshmitarëve dhe aktivistëve që ende sot luftojnë për të vërtetën dhe drejtësinë. Përmes dëshmive autentike, ky dokumentar eksploron një nga kapitujt më të errët në historinë e Kosovës – por edhe sfidën për drejtësi dhe pajtim në një shoqëri pas konfliktit.

Protagonistët e dokumentarit janë: Avni Klinaku, Enver Dugolli, Gent Nushi, Gembi Batusha, Nait Hasani, Sadik Zeqiri, Hil Kçiraj, Bislim Zogaj, Maki Begolli dhe Milaim Cekaj.

Pas shfaqjes do të mbahet një bashkëbisedim me regjisorin.