string(32) "shfaqja-cimka-premiere-ne-tirane"

Arte

Gazeta Express

27/04/2022 16:27

Shfaqja “Çimka” premierë në Tiranë

Arte

Gazeta Express

27/04/2022 16:27

Shfaqja nga Shpetim Selmani me regji të Zana Hoxhës do të jepet premierë më 1 maj dhe do të këtë repriza deri më 15 maj, në ambientet e Muzeut të Përgjimeve të Sigurimit të Shtetit, “Shtëpia e gjetheve”, në Tiranë

Kjo shfaqje është realizuar në bashkëpunim ndërmjet Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” dhe Qendrës për Art dhe Komunitet, Artpolis, Prishtinë.

“Çimka” është shfaqje dyzimi mes dy realitetesh të shqiptareve në të dyja anët e kufirit, gjatë periudhës komuniste në Shqipëri e gjatë periudhës se regjimit jugosllav në Kosovë.

Shfaqja është e bazuar në jetën e dy personalitetesh të njohura historike të kombit, Musine Kokolarit dhe rapsodit Dervish Shaqa. Përveç që është e bazuar në rrëfime të vërteta, shfaqja ka edhe elemente fiktive brenda vetes.

Autor i shfaqjes: Shpetim Selmani, Regjisore: Zana Hoxha

Aktorët e shfaqjes: Lulzim Zeqja, Loredana Gjeçi, Xhulia Musagalliu, Mikel Markaj, Edlir Gashi, Urim Aliaj dhe Altea Dulellari.

Shfaqja mbështetet nga: Ministria e Kulturës së Shqipërisë, Muzeu Kombëtar “Shtëpia me gjethe”, Zyra e Presidentes së Kosovës, cfd dhe Buçaj.

/Gazeta Express