Shfaqja ‘Babai dhe Babai’ në kuadër të ‘Prishtina International Theater Festival’ - Gazeta Express
string(77) "shfaqja-babai-dhe-babai-ne-kuader-te-prishtina-international-theater-festival"

Arte

Gazeta Express

22/05/2024 14:31

Shfaqja ‘Babai dhe Babai’ në kuadër të ‘Prishtina International Theater Festival’

Arte

Gazeta Express

22/05/2024 14:31

Sonte në Teatrin Kamertal të AAB luhet shfaqja “Babai dhe Babai” nga Kosova – Mbahet konferenca për media me regjisorin Kushtrim Koliqi dhe aktoren Ilire Vinca

Në ditën e tretë të Prishtina International Theater Festival – PITF 2024, do luhet shfaqja “Babai dhe Babai” me regji të Kushtrimi Koliqit, ndërsa paraprakisht u mbajt konferenca për media ku mori pjesë edhe aktorja Ilire Vinca.

Lexo Edhe:

Regjisori Kushtrim Koliqi, foli për shfaqjen e cila trajton një temë shumë të ndjeshme për shoqërinë kosovare, atë të personave të pagjetur nga lufta e fundit në Kosovë.

“Me këtë shfaqje kemi marrë pjesë në festivale të shumta dhe ajo trajton temën me rëndësi të madhe për qytetarët e Kosovës. Shfaqja flet për personat që na mungojnë dhe nuk duam të besojmë që na mungojnë”, u shpreh Koliqi.

Ai foli edhe për programin e PITF 2024, ku tha se ishte një nga arsyet kryesore dhe bindëse për të marrë pjesë në festival.

Ndërsa aktorja Ilire Vinca, në lidhje me temën e shfaqjes tha se paraqet “dhimbjen njerëzore që duhet ta përtypim çdo ditë dhe t’iu japim zë”.

“Të gjithë ne si ekip e kemi kuptuar rëndësinë dhe dëshirën tonë se si duam ta trajtojmë këtë temë. Ka qenë një rrugëtim fantastik sa i përket artit tonë, gjithashtu një rrugëtim i dhimbshëm sepse kemi përtypur bashkë dhimbjen tonë”, tha Vinca.

Shfaqja “Babai dhe Babai” ipet sonte në Teatrin Kamertal të Kolegjit AAB, me fillim nga ora 20:00.