Shfaqet ylberi në Mars? Nasa shpjegon imazhin e Perseverance - Gazeta Express
string(59) "shfaqet-ylberi-ne-mars-nasa-shpjegon-imazhin-e-perseverance"

Shfaqet ylberi në Mars? Nasa shpjegon imazhin e Perseverance

Lajme

Gazeta Express

08/04/2021 7:54

Imazhet e një ylberi në Mars të dërguara nga roboti Perseverance kanë bërë xhirot e rrjeteve sociale.

Ndërsa roboti Perseverance, i cili mbërriti në tokën marsiane në 18 shkurt, fillon të dërgojë të dhënat e para mbi motin në Planetin e Kuq dhe ndërsa droni i helikopterit Ingenuity tani është gati për ngritjen e tij të parë historike, fotot e marra nga rover i NASA-s tregojnë një ylber në Mars!

Lexo Edhe:

Fenomeni është kapur në Kraterin Jezero, aktualisht i përjetësuar në të gjitha drejtimet nga kamerat e robotit të Perseverance. Ai ylber shumëngjyrësh nuk është një ylber natyral “i vërtetë”, por efekti i diçkaje tjetër.

Pse nuk është një ylber? Arsyeja është e thjeshtë: që të formohet një ylber, duhet të ketë pikat e ujit në ajër dhe dielli në horizont. Kur të plotësohen të dyja këto kushte, duke parë në drejtim të kundërt me diellin do të shihni një ylber me ngjyra të këndshme. Kjo ndodh ndonjëherë në Tokë pas një stuhie. Por në Mars, pikat e ujit nuk formohen. Është shumë e ftohtë dhe më së shumti, krijohen kristale akulli shumë të vogla.

Dhe nëse nuk është një ylber, çfarë ka kapur Perseverance? Disa kanë treguar që fenomeni i thyerjes së dritës u prodhua nga njolla të vogla pluhuri që prodhonin të njëjtin efekt. Por as ky nuk është shpjegimi, i cili përkundrazi është më teknik dhe nuk ka asgjë të natyrshme: është pothuajse me siguri një reflektim i lentes së aparatit fotografik ai që ka kapur imazhet.

Në momentin e shkrepjes, kamera po drejtohej nga jugu, drejt diellit dhe drita prodhoi atë artefakt duke kaluar përmes lentës  së kamerës, siç mund të ndodhë edhe në Tokë.

Por a do të shohim ndonjëherë ylberë në planet të tjerë? Është diçka e vështirë për t’u realizuar, por jo e pamundur. Në Venus, për shembull, diçka e ngjashme me një ylber mund të formohet për shkak të pranisë së pikave të acidit sulfurik të pranishëm në atmosferën e saj. Edhe në Titan, hëna më e madhe e Saturnit ku bie metani, është e mundur që të formohen ylberë.