Shfaqet një merimangë misterioze në botë - Gazeta Express
string(40) "shfaqet-nje-merimange-misterioze-ne-bote"

Shfaqet një merimangë misterioze në botë

Gazeta Express

01/04/2020 23:22

Një merimangë që i ngjan një prej pikturave më të famshme të historisë është zbuluar në Australi.

Ajo u identifikua së bashku me gjashtë merimangat e tjera të Peacock nga Joseph Schubert, një ekspert merimangash në Muzetë e Victorias, raporton “The Sun”, transmeton lajmi.net.

Lexo Edhe:

Të gjitha gjenden në Australi dhe, si merimangat e tjera të Peacock, shfaqin modele shumëngjyrësh në kurrizin e tyre të vogël.

22-vjeçari ka kaluar disa vite duke studiuar merimangat Peacock, të cilat janë ndër speciet më të vogla të merimangës dhe janë të padëmshme për njerëzit.

Krahas Maratus constellatus që duket si ‘Starry Night’, ai identifikoi: Maratus azureus, Maratus laurenae, Maratus noggerup, Maratus suae, Maratus volpei dhe Maratus inaquosus.

Shumica janë nga Australia perëndimore, që gjenden në Kalbarri. Një numër i merimangave u emëruan pas njerëzve që i zbuluan.