“Shëtitja” në ish- Bllok e Dritan Dajtit, shkarkohet nga detyra drejtori i Policisë së Burgjeve - Gazeta Express
string(91) "shetitja-ne-ish-bllok-e-dritan-dajtit-shkarkohet-nga-detyra-drejtori-i-policise-se-burgjeve"

Gazeta Express

14/01/2020 15:49

“Shëtitja” në ish- Bllok e Dritan Dajtit, shkarkohet nga detyra drejtori i Policisë së Burgjeve

Gazeta Express

14/01/2020 15:49

Pak ditë pasi në media qarkulloi një video ku shihej Dritan Dajti teksa futej në një klinikë dentare në zonën e ish- Bllokut, shkarkohet nga detyra drejtori i Policisë së Burgjeve dhe drejtori i burgut të Peqinit.

Emin Shpata, drejtor i burgut, është shkarkuar nga detyra për shkelje të rëndë.

Lexo Edhe:

Po ashtu janë shkarkuar edhe Drejtorit i Policisë së Burgjeve, Bardhyl Kaçorri për shkelje të rëndë.

Largim nga puna të mjekut të IEVP Peqin, z. Andi Andoni.

Lirim nga detyra të shefit të Forcave Operacionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve, z. Ferit Mici.

Vërejtje me paralajmërim për mjeken e DPB znj. Ermira Qirinxhi.

Vërejtje me paralajmërim për inspektorin e IEVP Peqin, z. Mefat Shehu.

Ministria e Drejtësisë i akuzon ata për një sërë shkeljesh në vendimin për të lejuar daljen e Dritan Dajtit nga qelia, i cili është dënuar me 25 vite burg për vrasjen e katër policëve në vitin 2009.