Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi, deklaroi se sheshi i qytetit do të jetë i gatshëm në verën e vitit 2026.
Latifi tha se ky projekt do të bëjë një transformim të madh në Rahovec.
“Pjesa e sheshit qëndror që po vazhdon së ndërtuari, jemi duke shkuar drejt përfundimit. Në verën e vitit 2026 do ta kemi të përmbyllur. Realizimi i një projekti kolosal. Projekt që do t’ia ndryshoj fytyrën qytetit të Rahovecit dhe një projekt unik në Kosovë”, tha Latifi në T7, transmeton Express.
“Sheshi, parkingje, tregun e gjelbër e objekte me lokale afariste”, tha Latifi se posedon ky shesh.
Ai shtoi se “Palestra sportive është ndërtuar pas 10 vitesh zvarritje…Palestra më e bukur në Republikën e Kosovës”, vlerësoi Latifi.