string(78) "sheshi-agim-ramadani-ne-gjilan-e-ka-pritur-karvanin-e-kampionit-robin-krasniqi"

Sport

Gazeta Express

22/07/2023 15:42

Sheshi “Agim Ramadani” në Gjilan e ka pritur karvanin e kampionit Robin Krasniqi

Sport

Gazeta Express

22/07/2023 15:42

“Sakrifikuan shumë gjenerata dhe një ndër ta me shumë krenri e përulje është edhe komandanti Agim Ramadani, në sheshin e së cilit sot e promovojmë këtë aktivitet, në të cilin ju resim më 5 gusht në stadiumin Fadil Vokrri në Prishtinë”

Atmosferë e bukur verore e ka përcjellë ndalesën e rradhës, në një tjetër qytet të njohur për sportin.

Programi i ngjeshur artistik I ka paraprirë spektaklit dhe emocionit që e ka sjellë momenti I shfaqjes së dokumentarit të Robin Krasniqit.
Nga refugjat, në emigrant që e tërë pasuria që kishte, ishte ëndrrat e tij.

E tërë kjo është paraqitur edhe në ekspozitën, në të cilën poashtu paraqitet jeta e karriera e kampionit.

Përmes një video mesazhi, të pranishmëve u është drejtuar edhe kampioni Robin Krasniqi, duke I dërguar të fala Gjilanit.

Ndalesën e rradhës, karvani i autobusit do ta ketë në qytetin e Mitrovicës.

Shumë befasi të zbuluara gjatë karvanit nëpër qytete, udhëtimi i së cilit do të mbyllet në Prishtinë më 24 korrik.

Nga befasitë që na presin në mbrëmjen e madhe të boksit më 5 gusht, do të jetë edhe paraqitja e solistes me famë Dafina Zeqiri.

Dafina ka deklaruar se më 5 gusht, do ta “Knock -Out muzikën në stadiumin Fadil Vokrri”. /Gazeta Express/

aaaaa