Gjykata e Korçës ka lënë në burg 54-vjeçarin D.P., i përfshirë në sherrin masiv të ndodhur disa ditë më parë në një lokal në qytetin e Korçës, ku mbetën të plagosur me thika 3 persona.
Gjykata ka pranuar gjithashtu kërkesën e prokurorisë edhe për 8 personat e tjerë të arrestuar për këtë ngjarje, duke caktuar ndaj tyre masën “detyrim paraqitje”.
Ndërkohë, për të arrestuarin S.Sh., i cili mbeti i plagosur gjatë këtij sherri, masa do të jepet në ambientet e Spitalit Rajonal të Korçës, pasi ai ndodhet ende në kujdesin e mjekëve.