Sherri me sende të forta në Sarandë, lihen në burg dy policët, 'detyrim paraqitje’ për gjashtë të tjerët - Gazeta Express
string(100) "sherri-me-sende-te-forta-ne-sarande-lihen-ne-burg-dy-policet-detyrim-paraqitje-per-gjashte-te-tjeret"

Shqiperi

Gazeta Express

05/01/2025 18:44

Sherri me sende të forta në Sarandë, lihen në burg dy policët, ‘detyrim paraqitje’ për gjashtë të tjerët

Shqiperi

Gazeta Express

05/01/2025 18:44

Gjykata e Sarandës ka lënë në burg dy nga policët e përfshirë në ngjarjen e datës 2 janar në fshatin Gjashtë ndërsa ka lënë në liri me kusht 6 të ndaluarit e tjerë.

Seanca për 8 të dyshuarit ka zgjatur rreth 5 orë dhe u shqyrtuan provat për plagosje me sende të forta si dhe tentativa për vrasje me armë zjarri ndaj shtetasve

Enea dhe Albion Nexhipi vëllezër mes tyre. Efektivët e policisë Alvaro, Ilkid, Mihal dhe Ergis Sulejmani si dhe Kejvis Sulejmani, Shemsho Sulejmani, Kristjan Xhaferi e Delars Duka janë sjellë në gjykatë nën masa të rrepta sigurie të shoqëruar nga forcat “Shqiponja” të Komisariarit të Policisë Sarandë dhe një skuadër e FNSH.

Prokurorja Silvana Belishta ka renditur  akuzat individuale për secilin nga të dyshuarit. Akuzat më serioze rëndojnë mbi efektivin Alvaro Sulejmani. Prokuroria  ka kërkuar  vlerësimin të ligjshëm të ndalimin dhe caktimin e masës  së sigurisë “Arrest në burg” për këtë të fundit dhe vëllanë e tij Ilkid Sulejmani dhe “detyrim paraqitje” për gjithë të tjerët. Akuzat ndaj tyre, ishin për “plagosje të lehtë me dashje”, “kanosje”, “kundërshtim i punonjësit të policisë së rendit publik”, “shkatërrim i pronës” e “vrasje me dashje e mbetur në tentativë”. Për veprën vrasje e mbetur në tentativë  prokuroria ka akuzuar vetëm efektivin e policisë Alvaro Sulejmani, 36 vjeç me detyrë  SPZ në Komisariatin e Policisë Himarë.

Gjyqtari Mexhit Doçi ka vendosur pranimin e kërkesës së prokurorisë, për dy efektivët dhe ka lënë në detyrim paraqitjeje  6 të dyshuarit e tjerë mes të cilëve një efektiv policie dhe një student i Akademisë  së Policisë.

Avokatët  mbrojtës Arben Llangozi dhe Gjergj Imeraj deklaruan se nga provat e administruara, nuk kishte fakte që mund të implikojnë ndonjë prej të dyshuarve në krime aq të rënda sa u akuzuan nga prokuroria.

Advertisement
Advertisement
Advertisement