Sherr për kanalin e vaditjes, 32-vjeçari vritet me thikë në Divjakë! Arrestohet autori - Gazeta Express
string(86) "sherr-per-kanalin-e-vaditjes-32-vjecari-vritet-me-thike-ne-divjake-arrestohet-autori-2"

Shqiperi

Gazeta Express

20/08/2025 14:50

Sherr për kanalin e vaditjes, 32-vjeçari vritet me thikë në Divjakë! Arrestohet autori

Shqiperi

Gazeta Express

20/08/2025 14:50

Një ngjarje e rëndë tronditi fshatin Kryekuq të Divjakës në mesnatë, ku 32-vjeçari Besmir Kumria u vra me thikë nga bashkëfshatari i tij, Xheison Toromeni, 25 vjeç.

Kumria, i kthyer për pushime nga puna sezonale në Himarë, po qëndronte në një lokal me miqtë, kur autori hyri brenda dhe e goditi disa herë me thikë, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Pas krimit, Toromeni u largua me shpejtësi, por u kap disa orë më vonë nga policia e Fierit. Ai akuzohet për “vrasje me paramendim” dhe “mbajtje pa leje të armëve të ftohta”.

Sipas policisë, motivi i vrasjes lidhet me një konflikt të vjetër mes dy familjeve për një kanal vaditës, një debat i trashëguar prej vitesh që solli përshkallëzim deri në tragjedi.