‘Sherr’ për gjuhën shqipe në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut – flet deputetja që bllokoi seancën: Po tentojnë t’i frikësojnë shqiptarët - Gazeta Express
string(129) "sherr-per-gjuhen-shqipe-ne-kuvendin-e-maqedonise-se-veriut-flet-deputetja-qe-bllokoi-seancen-po-tentojne-ti-frikesojne-shqiptaret"

Lajme

Gazeta Express

09/04/2026 12:54

‘Sherr’ për gjuhën shqipe në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut – flet deputetja që bllokoi seancën: Po tentojnë t’i frikësojnë shqiptarët

Lajme

Gazeta Express

09/04/2026 12:54

Ditën e djeshme, Ilire Dauti, deputete e Aleancës për Shqiptarët në opozitë, në kuvendin e Maqedonisë së Veriut, reagoi për shkak të mosrespektimit të Ligjit për përdorimin e gjuhëve dhe kritikoi faktin që materialet e seancës nuk janë në gjuhën shqipe.

Lidhur me këtë çështje, Dauti, e ftuar në Kosova Live, tha se po ‘’tentohet që të frikësohen shqiptarët’’.

‘’Sjellja e tyre, janë tentimi për të nënçmuar qytetarin shqiptar. Janë tentimi për ta frikësuar qytetarin shqiptar. Kjo pa dyshim që nuk mund të kalojë në parlament, sepse ne e kemi për detyrë t’i mbrojmë në rend të parë parimet tona, dhe ligjet, dhe ligj për gjuhët është gjëja kryesore’’, tha ajo mes tjerash në T7. /Express

VIDEO:

Advertisement
Advertisement
Advertisement