Sherr pas një ndeshjeje në Francë, lojtari theret me thikë nga vëllai i kundërshtarit - Gazeta Express
string(84) "sherr-pas-nje-ndeshjeje-ne-france-lojtari-theret-me-thike-nga-vellai-i-kundershtarit"

Futboll

Gazeta Express

09/03/2026 9:10

Sherr pas një ndeshjeje në Francë, lojtari theret me thikë nga vëllai i kundërshtarit

Futboll

Gazeta Express

09/03/2026 9:10

Një episod i rëndë dhune ka ndodhur në Francë pas një ndeshjeje të futbollit për të rinj, respektivisht pas duelit mes ekipeve U-20 të Tolone e Avignone.

Pas përfundimit të takimit, situata në fushë dhe jashtë saj ka dalë jashtë kontrollit, duke degjeneruar në një sherr të madh që përfundoi në mënyrë dramatike, pasi një lojtar u godit me thikë.

Sipas raportimeve të mediave lokale, gjithçka ndodhi menjëherë pas përfundimit të ndeshjes, kur tensioni mes disa lojtarëve dhe personave të pranishëm në stadium u rrit dhe u shndërrua në përplasje fizike.

Në kulmin e kësaj situate të tensionuar, një person i armatosur me thikë ndërhyri në konflikt.

Sipas rindërtimeve të para të ngjarjes, autori i sulmit dyshohet të jetë vëllai i njërit prej lojtarëve të skuadrës kundërshtare, shkruan “Var Matin”, përcjell “Gazeta Express”.

Ai ndërhyri fillimisht gjatë sherrit për ta mbrojtur familjarin e tij, por situata degjeneroi dhe përfundoi me goditjen me thikë ndaj një futbollisti.

Lojtari i plagosur u transportua menjëherë në spital për ta marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Për fat të mirë, sipas informacioneve të para që vijnë nga autoritetet lokale, ai nuk është në rrezik për jetën, edhe pse ka pësuar plagë të konsiderueshme që kërkuan trajtim urgjent.

Ngjarja e ka tronditur komunitetin lokal dhe ambientin e futbollit të të rinjve, duke rikthyer në vëmendje problemin e dhunës në aktivitetet sportive të niveleve amatore dhe të kategorive të reja.

Autoritetet i kanë nisur menjëherë hetimet për t’i sqaruar plotësisht rrethanat e incidentit dhe për t’i identifikuar përgjegjësit e përfshirë në këtë incident të rëndë.

Policia po mbledh dëshmi dhe po e analizon dinamikën e ngjarjes për ta kuptuar saktësisht se si nisi sherri dhe si u arrit deri te përdorimi i armës së ftohtë.

Hetimet vazhdojnë dhe nuk përjashtohet mundësia që persona të tjerë të jenë të përfshirë në këtë incident që ka shkaktuar shqetësim të madh në futbollin lokal./Gazeta Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement