Një sherr ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në Pogradec në një berberanë në lagjen Numër. 2 të qytetit pranë zonës e njohur si Rr. Rinia.
Një shtetas i cili sipas burimeve policore rezulton të jetë S. S e që është shpallur në kërkim, ka goditur me mjet prerës një tjetër të ri i cili ka qenë duke u qethur tek berberi.
Sipas të dhënave fillimisht konflikti ka nisur me fjalë më pas agresori ka përdorur mjet prerës thikë duke plagosur 23-vjeçarin N. A, i cili u transportua në spitalin e Pogradecit me fraktura në kokë, krahë dhe njërën dorë, për momentin ndodhet nën kujdesin e mjekëve.