Sherr në bilardo, 32- vjeçari shkon në urgjencë pasi u plagos me thikë - Gazeta Express
string(68) "sherr-ne-bilardo-32-vjecari-shkon-ne-urgjence-pasi-u-plagos-me-thike"

Sherr në bilardo, 32- vjeçari shkon në urgjencë pasi u plagos me thikë

Gazeta Express

03/12/2019 13:59

Një plagosje ndodhi në Vlorë, ku rreth orës 10:54 ka shkuar në spital, i dëmtuar me mjet prerës shtetasi E.Sh., 32 vjeç, banor i qytetit në fjalë.

Dyshohet se 32-vjeçari është plagosur në ambientet e një bilardoje në lagjen “Isa Boletini” Vlorë dhe aktualisht po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.

Lexo Edhe:

Grupi hetimor po kryen hetimet përkatëse për zbardhjen e ngjarjes si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit.