Sherr në Astir/ Burri shkon te ish-bashkëshortja, përplaset me grushta me të afërmit e saj - Gazeta Express
string(88) "sherr-ne-astir-burri-shkon-te-ish-bashkeshortja-perplaset-me-grushta-me-te-afermit-e-saj"

Shqiperi

Gazeta Express

21/06/2025 11:02

Sherr në Astir/ Burri shkon te ish-bashkëshortja, përplaset me grushta me të afërmit e saj

Shqiperi

Gazeta Express

21/06/2025 11:02

Një konflikt i dhunshëm është regjistruar në zonën e Astirit në Tiranë, ku një burrë ka shkuar në banesën e ish-gruas së tij, e cila jeton me vajzën 15-vjeçare.

Sipas burimeve, ai është përfshirë në një debat verbal me dy persona që ndodheshin në banesë dhe frekuentonin familjen e ish-bashkëshortes, i cili më pas ka degjeneruar në përplasje fizike. Burri ka qëlluar me grusht njërin prej të pranishmëve dhe është larguar në këmbë, duke lënë automjetin në vendngjarje.

Policia po punon për identifikimin e të gjitha palëve të përfshira dhe sqarimin e plotë të rrethanave të incidentit.