Një sherr ka ndodhur këtë të premte në lagjen “29 Nëntori” në Vlorë.
Dy të rinj janë konfliktuar me njëri-tjetrin. Gjatë përplasjes, njëri prej tyre ka nxjerrë një kaçavidë dhe ka goditur rivalin në dorë, duke i shkaktuar një plagë të lehtë.
Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe është vënë në kërkim të autorit, i cili është larguar pas incidentit. I plagosuri është paraqitur në polici për të bërë kallëzim penal ndaj autorit.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.