Një konflikt ka ndodhur në Kamzë mbrëmjen e sotme mes një grupi të rinjsh ende të paidentifikuar.
Si pasojë e konfliktit kanë mbetur të plagosur dy adoleshtë, 18 dhe 17 vjeç të cilët janë dërguar në spital, ku po marrin ndihmën mjekësore.
Njoftimi i policisë:
Më datë 27.01.2023, në Kamzë, në një lokal, shtetasit A. D., 18 vjeç, dhe R. S., 17 vjeç, janë konfliktuar me sende të forta, me persona ende të paidentifikuar.
Si pasojë e konfliktit, shtetasit A. D., dhe 17-vjeçari, janë dëmtuar dhe ndodhen në spital ku po marrin ndihmën mjekësore.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e personave të përfshirë në konflikt.
/Gazeta Express
NJOFTIM PËR MANIFESTIM INTERESI Lidhur me procedurën e garës për caktimin e shërbimit të makinave me qira pa shofer...