Sherr mes disa personave në një lokal të Gramshit, merret peng vëllai i njërit prej tyre - Gazeta Express
string(87) "sherr-mes-disa-personave-ne-nje-lokal-te-gramshit-merret-peng-vellai-i-njerit-prej-tyre"

Sherr mes disa personave në një lokal të Gramshit, merret peng vëllai i njërit prej tyre

Gazeta Express

11/07/2020 9:20


Madhësia e tekstit:

Mbrëmjen e djeshme në një lokal në qytetin e Gramshit janë konfliktuar disa persona me njëri-tjetrin, ndërsa pas zënkës 3 të rinj kanë marrë peng një tjetër person.

Referuar burimeve policore, mësohet se është marrë peng shtetasi me iniciale A. B 32 vjeç, i cili është vëllai i personit me të cilin po ziheshin disa të tjerë.

Lexo Edhe:

Në sherr e sipër ata e kanë futur me forcë në makinë të riun. Për ngjarjen, menjëherë është njoftuar policia e cila ka vënë në pranga një prej autorëve të pengmarrjes.