Sherr me sende të forta në Lumin e Shalës, disa të rinj të plagosur rëndë - Gazeta Express
string(72) "sherr-me-sende-te-forta-ne-lumin-e-shales-disa-te-rinj-te-plagosur-rende"

Lajme

Gazeta Express

24/07/2025 12:19

Sherr me sende të forta në Lumin e Shalës, disa të rinj të plagosur rëndë

Lajme

Gazeta Express

24/07/2025 12:19

Një ngjarje e rëndë është shënuar në orët e para të mëngjesit të sotëm në zonën turistike të Lumit të Shalës, ku disa të rinj kanë mbetur të plagosur rëndë si pasojë e një konflikti të dhunshëm me mjete të forta.

Sherri ka nisur rreth orës 02:00, mes disa të rinjve shqiptarë, që ishin turistë në zonë dhe disa të tjerëve që ushtrojnë aktivitet biznesi në këtë zonë. Përplasja fizike ka zgjatur për disa minuta, duke shkaktuar panik dhe shqetësim në këtë pikë turistike që vizitohet nga qindra pushues çdo ditë.

Burime të A2 Cnn nga vendngjarja bëjnë me dije se janë përdorur mjete të forta gjatë konfliktit, ndërsa dy te rinj kane mbetur te plagosur rëndë.

Kjo nuk është hera e parë që në Lumin e Shalës raportohen përplasje dhe akte dhune, ç’ka e bën të domosdoshme një vëmendje më të shtuar për sigurinë në këtë destinacion gjithnjë e më të populluar nga turistë vendas e të huaj.

Ne zonë nuk ka prani te përhershme të policisë, ndaj ngjarje të tilla nxjerrin në pah nevojën urgjente për patrullim të përhershëm gjatë gjithë sezonit turistik.