Sherr me Luanën në mes të emisionit, zbardhet e vërteta e largimit të prezantuesit - Gazeta Express
string(81) "sherr-me-luanen-ne-mes-te-emisionit-zbardhet-e-verteta-e-largimit-te-prezantuesit"

Sherr me Luanën në mes të emisionit, zbardhet e vërteta e largimit të prezantuesit

Gazeta Express

19/10/2020 9:33

Rezart Veleshnja është larguar nga “Shiko kush luan” dhe në vend të tij kemi parë Irgen Çelën, të njohur nga të gjithë si Xhoda.

Arsyeja e largimit të tij të befasishëm nuk ishte bërë e ditur, por kjo deri më sot.

Lexo Edhe:

Në media publikohet se Rezarti ka debatuar ashpër me moderatoren dhe autoren e programit, Luana Vjollcën.

Si pasojë e këtij debati, Luana e ka larguar aktorin nga “Shiko kush luan”.

Ndërkohë, “Prive” shkruan se sherri ka ndodhur në studio, në mes të xhirimeve dhe ka lënë të habitur dhe të ftuarit, të cilët janë riftuar një javë më pas për xhirimin e një puntatë të re.