Një konflikt mes dy të rinjsh në lagjen ’29 Nëntori’ në Vlorë, ka degraduar në përdorimin e armëve të ftohta.
Dy persona janë konfliktuar për njëri-tjetrin për motive ende të paqarta, ndërsa në një moment njëri prej tyre ka nxjerrë kaçavidën dhe ka goditur tjetrin në dorë.
Autori është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes ndërsa i plagosuri pas mjekimit, ka shkruar në polici ku ka dhënë dëshminë e tij lidhur me ngjarjen ku dhe ka depozituar kallëzim penal për autorin, i cili është shpallur në kërkim.