Sherr masiv në Elbasan, të rinjtë përplasen mes tyre, por edhe me policinë, disa të plagosur - Gazeta Express
string(89) "sherr-masiv-ne-elbasan-te-rinjte-perplasen-mes-tyre-por-edhe-me-policine-disa-te-plagosur"

Sherr masiv në Elbasan, të rinjtë përplasen mes tyre, por edhe me policinë, disa të plagosur

Gazeta Express

30/06/2020 23:16

Një sherr masiv ka ndodhur në Elbasan mes një grupi të rinjsh mbrëmjen e sotme.

Burime për abcnews.al bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur në lagjen “Emin Matraxhiu”.

Lexo Edhe:

Ndërkohë, dyshohet për persona të plagosur.

Sipas burimeve në vend ngjarje janë përdorur mjete të forta. Mësohet se një furgon dhe një mjet tjetër tek të cilët dyshohen se kanë qenë rreth 12 persona të pajisur me shkopa bejsbolli dhe kanë zbritur nga dy mjetet dhe kane goditur një grup tjetër personash.

Personat sipas dëshmive kanë qenë të maskuar dhe mjetet kanë qenë më xhama të zinj.

Ndërkohë, burime nga vendi i ngjarjes pohojnë se gjatë përleshjes janë dëgjuar edhe të shtëna armësh.

Në këtë ngjarje janë përfshirë rreth 20 të rinj, ndërsa janë përplasur edhe me forcat e policisë, të cilët kanë ndërhyrë.

Në spitalin kirurgjik në Elbasan janë disa persona që janë dërguar për të marrë ndihmë mjekësore.