Sherr masiv mes të rinjve, dy të plagosur në Kamëz - Gazeta Express
string(49) "sherr-masiv-mes-te-rinjve-dy-te-plagosur-ne-kamez"

Sherr masiv mes të rinjve, dy të plagosur në Kamëz

Gazeta Express

30/09/2020 10:32

Një konflikt për motive banale ka ndodhur në Kamëz mes disa adoleshentëve, të cilët i janë përgjigjur njëri tjetrit me thika.

Policia njofton se si pasojë e sherrit dy të rinj kanë mbetur të plagosur.

Lexo Edhe:

“Procedohet penalisht edhe një 34-vjeçar i përfshirë në konflikt.

Shërbimet e Policisë Kamzë arrestuan në flagrancë për veprën penale “Vrasja me dashje” e mbetur në tentativë”, shtetasin e mitur me iniciale Sh. D., 16 vjeç, banues në Laknas, sepse në trotuarin e rrugës “Bulevardi Blu”, Kamzë, pas një konflikti për motive të dobëta me shtetasin E. D., 19 vjeç, banues në Kamzë, e ka goditur atë me thikë disa herë në kurriz dhe në krah, duke i shkaktuar dëmtime të rënda trupore.

Gjithashtu u procedua penalisht për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, shtetasi E. R., 34 vjeç, banues në Kamzë (shoku i E. D.), sepse ka goditur me mjete të forta në trup shtetasin Sh. D.

Aktualisht shtetasi E. D. ndodhet në Spitalin e Traumës, jashtë rrezikut për jetën.”-njoftojnë autoritetet./Express