Shërohen edhe 50 persona nga koronavirusi në Kosovë - Gazeta Express

Shërohen edhe 50 persona nga koronavirusi në Kosovë

Lajme

Gazeta Express

05/07/2020 7:16

Janë shëruar edhe 50 persona të tjerë nga koronavirusi në vendin tonë.

Lajmi u bë i ditur nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), përmes një njoftimi në Facebook.

“Sot më 05 korrik 2020, janë shëruar 50 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 1.874 raste, kurse raste aktive 1.416”, thuhet në njoftim.

Gjatë ditës së sotme kanë rezultuar 178 persona të infektuar me koronavirus, vetëm në Prishtinë kanë rezultuar 81 raste pozitive.