Shërohen edhe 13 persona nga koronavirusi në Vushtrri - Gazeta Express

Lajme

Gazeta Express

12/07/2020 7:31

Shërohen edhe 13 persona nga koronavirusi në Vushtrri

Lajme

Gazeta Express

12/07/2020 7:31

Mbrëmë në Kosovë janë shëruar edhe 71 persona nga koronavirusi, 13 prej të cilëve janë nga Komuna e Vushtrrisë, shkruan Gazeta Sinjali.

Këtë e bëri të ditur Drejtori i Shëndetësisë në Vushtrri, Sylejman Meholli, i cili shtoi se mbrëmë në këtë komunë u konfirmuan edhe 9 raste të reja pozitive me COVID-19.

“Të dashur qytetarë të Komunës së Vushtrrisë, dje dhe sot janë shëruar 13 raste nga Covid 19 nga komuna jonë dhe kemi pasur 9 raste të reja pozitive”.

“Le ta përmbysim akoma më shumë lakoren epidemike në komunën tonë, duke zbatuar rekomandimet anti Covid 19: maskë, distancë dhe higjenë!”, ka shkruar Meholli në rrjetin social Facebook