Sherifi i NISMA: Në zgjedhje lokale garojmë të vetëm, pa AAK-në - Gazeta Express
string(61) "sherifi-i-nisma-ne-zgjedhje-lokale-garojme-te-vetem-pa-aak-ne"

Lajme

Gazeta Express

23/06/2025 14:35

Sherifi i NISMA: Në zgjedhje lokale garojmë të vetëm, pa AAK-në

Lajme

Gazeta Express

23/06/2025 14:35

Në zgjedhjet e 9 shkurtit garuan së bashkë në një listë zgjedhore mirëpo pas përfundimit të procesit zgjedhor Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma ndanë rrugët.

E kjo ndarje do të vazhdojë edhe në garën për zgjedhjet lokale që pritet të mbahen më 12 tetor.

Kjo është konfirmuar për Indeksonline, nga sekretari i Nismës Billall Sherifi.

Sherifi ka bërë të ditur se partia Nisma Social Demokrate në zgjedhjet e 12 tetorit do të garojë e vetme.

Ndërsa kur është pyetur se kush mund të jetë kandidati i Nismës për të parin e Prishtinës, Sherifi është shprehur se tash është ende herët për të folur lidhur me këtë çështje.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës tashmë ka bërë publike shumicën e emrave të kandidatëve për kryetar komune.