Një studim i ri në Zvicër tregon se cilësia e shërbimit në restorante ka rënë, ndërsa një pjesë e madhe e klientëve po refuzojnë të japin bakshish. Sipas sondazhit të kryer nga Marketagent me mbi 3,000 persona në rajonin DACH, përfshirë mbi 1,000 zviceranë, 37.6% e tyre nuk duan më të japin bakshish, përqindja më e lartë krahasuar me Austri (21%) dhe Gjermani (29%).
Përveç bakshishit, klientët kritikojnë edhe cilësinë e dobët të shërbimit, pritjet e gjata dhe marrjen e çmimeve të larta, sidomos për ujë të rubinetit që në disa restorante kushton deri në 8 franga për litër, ndërsa çmimi i pranueshëm mesatar është 1.50 franga, transmeton albinfo.ch.
Në të njëjtën kohë, 72% e klientëve refuzojnë të japin të dhënat e kartës së kreditit për rezervime, duke u bërë pengesë për rregullat e reja të restoranteve. Shumë prej tyre gjithashtu nuk anulojnë rezervimet, duke krijuar probleme për pronarët.
Roland Zeindler, drejtor i Marketagent Zvicër, thotë se gastronomia duhet të jetë më e kujdesshme me ndryshimet e reja për të mos humbur dëshirën e klientëve për të dalë jashtë për të ngrënë.