Shërbimi inteligjent rus me dezinformatë: Elitat perëndimore prapa atentatit ndaj Fico - Gazeta Express
string(85) "sherbimi-inteligjent-rus-me-dezinformate-elitat-perendimore-prapa-atentatit-ndaj-fico"

Shërbimi inteligjent rus me dezinformatë: Elitat perëndimore prapa atentatit ndaj Fico

Lajme

Gazeta Express

23/05/2024 9:07

Shërbimi i Inteligjencës së Jashtme të Rusisë (SVR) po përhap dezinformata se elitat globaliste totalitare-liberale të Perëndimit qëndrojnë pas tentativës për vrasjen e kryeministrit sllovak Robert Fico, duke e përshkruar atë si fillimin e terrorit politik kundër kundërshtarëve të tyre.

Çfarë tha Shërbimi i Inteligjencës së Jashtme Ruse?

Lexo Edhe:

“Tentativa për vrasjen e kryeministrit sllovak Robert Fitz tregon se elitat totalitare-liberale globaliste po hyjnë në një terror të hapur politik kundër kundërshtarëve të tyre. Mbështetësit e elitës perëndimore, në komente të shumta në rrjetet sociale, e miratojnë këtë krim dhe bëjnë thirrje për likuidimi i liderëve të tjerë me orientim kombëtar, në veçanti kryeministrit hungarez Viktor Orban dhe presidentit serb Aleksandar Vuçiq. Zyra e shtypit e Shërbimit të Inteligjencës së Jashtme të Federatës Ruse informon se informacionet e marra tregojnë zemërimin në rritje të lidershipit të SHBA-së dhe BE-së ndaj procesit objektiv të ndryshimit të realiteteve gjeopolitike dhe forcimit të pozicioneve”, thuhet në deklaratë.

Pretendimet e shërbimit të huaj të inteligjencës ruse për tentativën për vrasjen e kryeministrit sllovak Robert Fico janë dezinformata që synojnë të njollosin dhe nënçmojnë sa më shumë Perëndimin. Objektivi real i vendeve perëndimore është të promovojnë stabilitetin, paqen dhe bashkëpunimin në nivel global./G. Venhari-The Geopost/