Shërbimet emergjente të Izraelit thanë se të paktën 65 persona u plagosën nga vala e fundit e sulmeve të Iranit të enjten.
Tre persona janë në gjendje të rëndë, përfshirë një burrë 80-vjeçar dhe dy gra rreth 70 vjeç, tha në një përditësim të enjten shërbimi emergjent izraelit Magen David Adom (MDA), shkruan CNN.
Dy persona janë gjithashtu në “gjendje të moderuar” dhe 42 persona pësuan lëndime të lehta nga copëza dhe trauma nga shpërthimet, tha ai. 18 persona u lënduan ndërsa vraponin drejt strehimeve, pa u specifikuar gjendja e tyre.
Ekipet e MDA-së po ofrojnë kujdes mjekësor në disa vende dhe po evakuojnë viktimat drejt spitaleve, u shtua në deklaratë.
Qumështorja Vita vjen me kampanjën e saj më të re, “Rritna tu pi Vita”, një vazhdimësi e natyrshme dhe...