Shënon rritje denoncimi i rasteve të dhunës në familje - Gazeta Express

Ballina

Gazeta Express

22/02/2020 20:32

Shënon rritje denoncimi i rasteve të dhunës në familje

Ballina

Gazeta Express

22/02/2020 20:32

Shënon rritje denoncimi i rasteve të dhunës në familje. Në vitin 2018 denoncimet janë rritur për 11% krahasuar me vitin paraprak. Rritje ka pasur edhe vitin e kaluar. Në vetëm gjashtë muaj të 2019-ës janë regjistruar 767 raste, prëcjell Gazeta Express nga Alsat-M.

Të dhënat e Rrjeti Kombëtar Kundër Dhunës ndaj Grave dhe Dhunës në Familje tregojnë se shumica e viktimave janë femra, më pas renditen meshkujt dhe fëmijët. Përqindja e viktimave të dhunës në familje mund të jetë shumë me madhe, por shpesh ndodh që për shkak të frikës rastet të mos denoncohen.

Ndërsa sipas Ana Avramoska -Nаushkova, nga Rrjeti Kombëtar Kundër Dhunës në Familje, thotë se pasiguria ekonomike ndikon më së shumti që femrat të hezitojnë të largohen nga dhunuesi.

“Rezulton se 42% e femrave që janë pre e dhunës në familje, për shkak së nuk kanë mundësi financiare, mospasjes së pronës apo mungesës së mbështetjes nga të afërmit ose nuk largohen nga ambienti ku janë pre e dhunës, ose largohen dhe më pas kthehen përsëri. Gjithashtu në hezitimin për paraqitjen e dhunës ndikon edhe paragjykimi i opinionit, fjalët e njerëzve mes njeri-tjetrit, i tregojnë me gisht, në ambientet e vogla është edhe më e theksuar kjo gjë, sepse të gjithë njihen me njëri -tjetrin. Shqetësues është niveli i lartë mungesës së besimit në institucione, që jo gjithmonë është i arsyetuar” deklaroi Ana Avramoska -Nаushkova- Rrjeti Kombëtar Kundër Dhunës ndaj Grave dhe Dhunës në Familje.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Punëve të Brendshme, pre e dhunës në familje më së shumti janë bashkëshortet, nënat dhe më pas vajzat.

Rolin kryesorë të veprimit në raste të tilla e ka Qendra për Punë Sociale, për të cilën viktimat shpeshherë, siç thonë nga Rrjeti Kombëtar Kundër Dhunës ndaj Grave dhe Dhunës në Familje kanë shprehur ankesa për njëfarë mosinteresimi të tyre.

Alsat posedon informacione të sigurta se persona të tillë dërgohen edhe në Çiçino Sello, e cila është qendër strehimi për të pastrehët dhe jo për viktimat e dhunës në familje.

Megjithatë, nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale si vendstrehim për viktimat e dhunës në familje përmendin 6 qendra për strehim të shpërndara në të gjithë territorin e vendit.