Igball Jashari ishte kryefjala e takimit të sotëm, pasi që shënoi tre gola kundër Istogut, gola këta që e rikthyen në Super Ligë Drenicën për sezonin e ri 2025/26
Ekipi i drejtuar nga deputeti i Vetëvendosjes, Bylbyl Sokoli mori një fitore të madhe në stadiumin e qytetit të Skenderajt “Bajram Aliu” prej 3-0 dhe të tre golat në këtë ndeshje i shënoi nipi i Adem Jasharit, Igball Jashari.
E pas ndeshjes dhe kalimit në Super Ligë, Jashari ka ngritur ambiciet e tij dhe po ëndërron që ta dërgojë edhe në Europë skuadrën Kuq e Zi.
“Ishte kampionat i vështirë sepse objektiv kishim Superligën nga fillimi. E kthyen Drenicën aty ku e ka vendin, në Superligë. Shpresoj që në Superligë me lojëra të mira ta kërkojmë kualifikimin në Europë”, ka thënë ai në një deklaratë pas kësaj ndeshje.
Kujtojmë së këta tre gola të Jasharit, vulosën rikthimin e Drenicës në elitën e futbollit kosovar, si kampione, duke qenë tetë pikë para Lirisë në vendin e dytë.
Drenica kishte rënë nga Superliga në sezonin 2022/23, duke përfunduar në vendin e 10-të me 23 pikë nga 36 ndeshje. /GazetaExpress/