Qeni i parë që rezultoi pozitiv me koronavirus në Karolinën e Veriut ka ngordhur
Qeni që kishte shfaqur shenja shqetësimi në frymëmarrje, u dërgua në Spitalin Shtetëror Veterinar të NC më 3 gusht.
Ai përfundoi duke iu nënshtruar sëmundjes akute dhe pronari njoftoi stafin në spitalin veterinar që një anëtar i familjes kishte rezultuar më parë pozitiv me Covid-19.
Sipas NCDHHS, mostrat nga kafsha u morën dhe më pas për u dërguan drejt laboratorit për të kuptuar a ishte i infektuar me koronavirusin apo jo.
Familja së bashku me zyrtarët e shëndetit shtetëror dhe Departamenti i Kartolinës së Veriut për Bujqësi dhe Shërbime të Konsumatorit u njoftuan menjëherë për rezultatin pozitiv.
“Nuk ka asnjë indikacion akoma nëse qentë mund të trasmetojnë virusin te kafshët e tjera, kështu që nuk ka asnjë justifikim në marrjen e masave kundër kafshëve”- tha veterineri i shtetit, Dr Doug Meckes, në deklaratën e dhënë për NCDHHS.
Në përputhje me zhvillimet më të fundit në botën e gastronomisë, Sachpizza, një emër i njohur në skenën e...