Shënohet rasti i parë i koronavirusit në Gjermani - Gazeta Express
string(49) "shenohet-rasti-i-pare-i-koronavirusit-ne-gjermani"

Shënohet rasti i parë i koronavirusit në Gjermani

Gazeta Express

28/01/2020 9:02

Gjermania e ka identifikuar rastin e parë të infektimit me koronavirus, duke i shtuar shqetësimet për përhapjen e tij në Evropë.

Ministria Rajonale e Shëndetësisë në Bavari njoftoi në orët e vona të së hënës se pacienti është një burrë nga qyteza Starnberg, e cila shtrihet rreth 30 kilometra në jugperëndim të Mynihut.

Lexo Edhe:

Zyrtarët thanë se pacienti ndodhet në gjendje të mirë, është izoluar dhe po vëzhgohet nga mjekët. Ministria nuk dha informata të tjera për burrin e infektuar, përfshirë gjininë apo përkatësinë etnike.

“Njerëzit që kanë qenë në kontakt me të janë informuar për simptomat e mundshme, masat higjienike dhe kanalet e transmisionit”, thuhet në njoftimin e kësaj ministrie.

Raste të këtij virusi tashmë janë regjistruar edhe në shumë shtete të tjera, përfshirë Japoninë, Francën, Australinë dhe Shtetet e Bashkuara, shkruan “Reuters”, transmeton Gazeta Express.

Ministri gjerman i shëndetësisë, Jens Spahn, tha se nuk është i befasuar që virusi ka arritur në Gjermani, duke shtuar se rreziku mbetet i ulët.