Real Madrid shpreson të zyrtarizojë së shpejti marrëveshjen për mbrojtësin e majtë të Benficës, Álvaro Carreras, por sapo të përfundojnë me këtë afrim, fokusi do të kalojë në mesfushë. Një nga transferimet më të lehta për t’u realizuar mund të jetë ai i mesfushorit të Stuttgart, Angelo Stiller.
Gjatë vitit të fundit, Real Madrid është lidhur me disa emra për të zëvendësuar Toni Kroos, ndërkohë që këtë verë pritet të largohet edhe Luka Modric. Ndër emrat e përfolur janë Enzo Fernandez, Rodri Hernandez, Martin Zubimendi dhe Alexis Mac Allister, por raportet e fundit tregojnë se madrilenët nuk kanë ndërmend të shpenzojnë shumë për një mesfushor këtë verë.
Një emër tjetër, shumë më i lirë, në listën e tyre është pikërisht Stiller. Sipas *Marca*, mesfushori 24-vjeçar, i rritur në akademinë e Bayern Munich, mund të jetë i disponueshëm për një shumë që lëviz nga 40 deri në 50 milionë euro, sipas mediave lokale. Thuhet se Real Madrid tashmë ka arritur një marrëveshje të përgjithshme për kushtet personale me lojtarin, edhe pse nuk kanë vendosur ende nëse do të finalizojnë transferimin.
Një pikë në favor të tij është fakti se Toni Kroos duket se e ka rekomanduar Stiller te Real Madrid. Ai është pjesë e agjencisë ku Kroos ka aksione, por gjithashtu ka lënë mbresa në Ligën e Kampionëve në “Santiago Bernabéu” më herët këtë sezon.
E përditshmja madrilene shton gjithashtu se Stiller është “i çmendur pas një kalimi te Real Madrid” dhe ua ka komunikuar qartë madrilenëve dëshirën e tij. Ai ka informuar edhe Stuttgartin për preferencën që ka për një transferim në “Santiago Bernabéu”. Së fundmi, ai është parë duke festuar me shokët e skuadrës fitoren në Kupën e Gjermanisë, ku Deniz Undav ka lënë të kuptohet se Stiller mund të jetë në prag të një transferimi në kryeqytetin spanjoll.
Real Madrid pritet ta vlerësojë situatën gjatë Kupës së Botës për Klube, ndërkohë që do të vazhdojë të monitorojë edhe opsione të tjera.