Shenjat se po e teproni me konsumin e kafesë - Gazeta Express
string(44) "shenjat-se-po-e-teproni-me-konsumin-e-kafese"

Shneta

Gazeta Express

08/12/2022 9:59

Shenjat se po e teproni me konsumin e kafesë

Shneta

Gazeta Express

08/12/2022 9:59

Dihet se shumë njerëz nuk mund ta nisin ditën pa pirë më parë kafe.

Ju gjithashtu mund t’i përkisni kësaj kategorie. Kjo pije specifike ka shumë përfitime, më e rëndësishmja përmbajtja e saj e lartë e acideve klorogjenike antioksidante (polifenole).

Lexo Edhe:

Gjithashtu, ndër të tjera, ngre humorin, rrit performancën gjatë sportit duke rritur qëndrueshmërinë, ka një efekt pozitiv në rregullimin e peshës trupore, mbron nga kanceri, diabeti i tipit 2 dhe Parkinson dhe është i mirë për zemrën.

Megjithatë, duhet të konsumohet me masë, përndryshe mund të ketë efekte anësore në organizëm. Përveç vështirësisë për të fjetur dhe nervozizmit, këtu janë tre simptoma të zakonshme të pirjes së tepërt të kafesë:

Nervozizmi

Kafja e tepërt mund t’ju bëjë nervoz dhe të ndiheni sikur po acaroheni nga gjëja më e vogël.

Dhimbje koke

Një nga simptomat më të zakonshme të pirjes së tepërt të kafesë është dhimbja e shpeshtë e kokës. E njëjta gjë mund të ndodhë nëse pini shumë kafe dhe ndaloni papritur.

Diureza e rritur

Kjo ndodh sepse kafeina ka edhe veti diuretike ndaj na dërgon më shpesh në tualet. E njëjta gjë vlen edhe për çajin. /abcnews.al