Shenjat që tregojnë se mushkëritë e juaja nuk janë mirë - Gazeta Express
string(55) "shenjat-qe-tregojne-se-mushkerite-e-juaja-nuk-jane-mire"

Keshilla Mjekësore

Gazeta Express

28/10/2021 22:32

Shenjat që tregojnë se mushkëritë e juaja nuk janë mirë

Keshilla Mjekësore

Gazeta Express

28/10/2021 22:32

Sot, ajri i pastër po bëhet një burim i rrallë, që do të thotë se, më shumë se kurrë, duhet t’i kushtojmë vëmendje mushkërive tona dhe shenjave që ato na japin kur diçka nuk është në rregull.

Nëse i kushtoni vëmendje disa simptomave, ato mund t’ju shpëtojnë jetën.

Lexo Edhe:

 Dhimbje shpine dhe shpatullash

Edhe pse renditet si një simptomë e rrallë , dhimbja e shpinës, shpatullave apo edhe gjoksit mund të tregojë fillimin e kancerit të mushkërive që, nëse zbulohet në fazat e hershme, ka shumë gjasa të trajtohet. Nëse kjo dhimbje është më e fortë dhe zgjatë më shumë se dhimbja e zakonshme e shpinës, ose nëse e përjetoni shpesh, të shkoni te mjeku mund të jetë ide e mirë, shkruan Bright Side, përcjell rtv21.tv

Kolli

Një kollë mund të jetë tregues i diçkaje të thjeshtë, si një ftohje e zakonshme, por mund të jetë gjithashtu një simptomë e sëmundjeve kronike, prandaj është rëndësia e të diturit se si të  dalloni llojet e ndryshme të kollitjes. Kollitjet akute dhe nënakute mund të jenë shenja të kancerit të mushkërive, veçanërisht nëse kombinohen me simptoma të tjera si kollitja me gjak.

Frymëmarrja

Nëse keni gulçim, është ide e mirë të ndryshoni mjedisin tuaj dhe të provoni të dilni nga qyteti për një kohë ose të provoni një rutinë stërvitjeje më efikase. Sigurohuni që të kontaktoni mjekun tuaj nëse keni shumë shpesh gulçim.

Sytë dhe lëkura e verdhë (verdhëza)

Ky fakt është shumë i rëndësishëm, sepse është një tregues i qartë i problemeve të mëlçisë që mund të shkaktohen nga kanceri i mushkërive. Verdhëza është një gjendje që e kthen lëkurën tuaj në të verdhë. Ajo prek edhe pjesën e bardhë të syrit tuaj, duke e kthyer atë në të verdhë të zbehtë dhe në sëmundjet akute, në të verdhë të errët.

Mungesa e energjisë

Të gjithë ndihen të lodhur herë pas here, kjo është normale. Privimi i gjumit ose stresi mund të jenë shkaqet e lodhjes suaj, por nëse ndiheni shumë shpesh të lodhur anormalisht, kolla juaj nuk largohet dhe keni humbje të oreksit, mund të keni probleme me mushkri.