Shenjat më të zakonshme që tregojnë se qelizat e këqija kanë ‘pushtuar’ trupin tuaj: Mos i neglizhoni kurrë


Gazeta Express
29 Janar 2020 7:46

Kanceri dikur ka qenë një sëmundje për të cilën nuk flitej e lexohej shumë, por tani është bërë aq e zakonshme sa nuk befasohemi më kur zbulojmë se dikush diagnostikohet apo ndërron jetë për shkak të kancerit

Shpesh zbulohet kur është në fazën e fundit dhe për fat të keq, të gjitha shpresat duken të humbura, por nëse do të njihnit disa nga shenjat treguese të qelizave të këqija kur pushtojnë trupin tuaj, atëherë mund ta kapni në një fazë të hershme dhe ta luftoni.

Kanceri është një vrasës i heshtur. Sidoqoftë, studimet e fundit britanike kanë treguar që disa kancere kanë simptoma që shfaqen shumë më herët.

Kur kanceri diagnostikohet herët, ai mund të kurohet, të ngadalësohet, gjë që më pas mund të çojë në shanse më të larta të mbijetesës.

Këtu janë disa shenja dhe simptoma të hershme të kancerit:

Gjakderdhje e vazhdueshme ose shenja në lëkurë

Një nga shenjat e hershme të leuçemisë është gjakderdhja e pandalshme ose puçrrat. Kjo për shkak se qelizat e kuqe të gjakut nuk mund të funksionojnë më normalisht, duke bërë që gjaku të mpikset.

Ndryshimet në thonj

Ka artikuj që ju tregojnë se duhet t’i kushtoni vëmendje thonjve tuaj, sepse disa simptoma të sëmundjes manifestohen në atë pjesë të trupit tuaj.

Një nga këto sëmundje është kanceri i mushkërive i cili formon zmadhim në pjesën e sipërme të thonjve, kancerin e lëkurës i cili formon njolla kafe ose të zeza në pjesën e poshtme të thonjve, dhe kanceri i mëlçisë që shkakton thonjtë e bardhë dhe gati të tejdukshëm.

Gunga

Lloje të ndryshme të kancerit ndikojnë në sistemin limfatik. Këto ndryshime bëjnë që të formohen gunga në pjesë të caktuara të trupit. Disa janë malinje, disa janë beninje dhe mënyra e vetme për ta zbuluar është përmes vizitave të specializuarave.

Ënjtje në fytyrë

Kjo është një nga simptomat e kancerit që shpesh injorohet, sepse gjithmonë mund të përjashtohet si një reagim alergjik ndaj ushqimit që keni ngrënë ose diçkaje tjetër.

Jo shumë njerëz e dinë që ënjtja në fytyrë dhe qafë janë indikacione të mundshme që ju keni kancer të mushkërive.

Ënjtje në gji

Disa shenja të hershme të kancerit shfaqen si plagë të kuqe, kruajtje, ënjtje në gji dhe ndryshime tek zona e thithka. Lexoni këtu disa shenja të hershme të kancerit të gjirit

Është e vështirë të vërehen këto simptoma sepse ato janë shumë të ngjashme me simptomat e sëmundjeve të tjera. Ndonjëherë ne mendojmë se ato janë normale, dhe ndonjëherë ne i përjashtojmë ato si reagim alergjik ndaj diçkaje që kemi ngrënë ose aplikuar në lëkurën tonë.

Disa simptoma janë shumë të vogla sa nuk arrijmë t’i vërejmë ato dhe disa simptoma shpesh i neglizhojmë. Megjithatë trupi ynë është ‘aq i zgjuar’ sa të paralajmërojë për çdo ndryshim, ndaj ne duhet të jemi të kujdesshëm të mos neglizhojmë asnjë simptomë.

Te fundit


Kthehu lart