Shenjat më me fat në dashuri për javën që sapo ka nisur - Gazeta Express
string(55) "shenjat-me-me-fat-ne-dashuri-per-javen-qe-sapo-ka-nisur"

Fun

Gazeta Express

20/11/2023 21:13

Shenjat më me fat në dashuri për javën që sapo ka nisur

Fun

Gazeta Express

20/11/2023 21:13

Një javë e re (20 deri në 26 nëntor) filloi me shumë ndryshime planetare.

Më e rëndësishmja është pozicioni i Diellit, i cili do të kalojë nga shenja e Akrepit në shenjën e gjallë të Shigjetarit. Gjithashtu, sextili i Diellit dhe Marsit nga Akrepi me Plutonin nga shenja e Bricjapit, ofron forcë dhe prirje optimizmi.

Lexo Edhe:

Më poshtë lexoni se cilat janë shenjat më me fat të zodiakut në dashuri këtë javë.

Dashi

Dielli në Shigjetar ju ndihmon të bëheni më kreativ dhe ta shikoni jetën me optimizëm. Do të ketë shumë mundësi për të ripërtërirë ndjenjat tuaja, përderisa do të përfitoni prej tyre. Kushtet që do t’ju ndihmojnë të zhvilloheni në një marrëdhënie apo partneritet janë më të favorshme.

Binjakët

Kjo javë ka një atmosferë romantike për ju, veçanërisht nëse keni lindur në dekadën e dytë të shenjës tuaj. Marrëdhëniet dhe partneritetet bëhen prioritet për ju dhe do të merreni me to për një kohë të gjatë. Do të shihni se flirtimi dhe komunikimi juaj me partnerin do të përmirësohen, ndërsa kreativiteti juaj do të rritet. Planet dhe sugjerimet për daljet dhe momentet kreative po shtohen këto ditë dhe ju nuk thoni jo – dhe pse duhet!

Peshorja

Komunikimi dhe transaksionet janë në qendër. Afërdita është në shenjën tuaj, që do të thotë se mund të merreni me çështje personale dhe emocionale. Ekspresiviteti dhe mënyra se si i komunikoni mendimet tuaja janë pikat tuaja të forta këto ditë. Mos i lini të dalin nga duart. /Top Channel