Shenja që nuk duhet anashkalohen pasi që shfaqen disa ditë para sulmit në zemër - Gazeta Express
string(79) "shenja-qe-nuk-duhet-anashkalohen-pasi-qe-shfaqen-disa-dite-para-sulmit-ne-zemer"

Keshilla Mjekësore

Gazeta Express

28/09/2021 1:09

Shenja që nuk duhet anashkalohen pasi që shfaqen disa ditë para sulmit në zemër

Keshilla Mjekësore

Gazeta Express

28/09/2021 1:09

Ka shumë arsye pse sulmet në zemër janë një nga gjërat më të frikshme që mund të na ndodhin – ato janë vdekjeprurëse dhe shpesh vinë pa paralajmërim.

Ato shpesh shihen si një ngjarje akute, që karakterizohet nga një sulm i papritur me simptoma që dobësojnë organizmin. Këto simptoma, megjithatë, mund të zhvillohet për orë të tëra e për disa ditë.

Lexo Edhe:

Sulmet në zemër ndodhin kur arteria që dërgon gjakun në zemër bllokohet, por me raste, arteria mund të bllokohet vetëm pjesërisht. Kjo shpjegon pse shfaqja e simptomave mund të mos jetë gjithmonë diçka e papritur, por anasjelltas, mund të jetë graduale, që janë mashtruese si për profesionistët shëndetësorë ashtu edhe për ata që i prek sulmi në zemër.

Sulmi në zemër është një nga shkaktarët e parë në botë të vdekjes, kryesisht nga pengimi i papritur i rrjedhjes së gjakut në zemër.

Studiuesit paralajmërojnë, megjithatë, që kjo bllokadë në arterie është graduale, zakonisht janë disa shenja që tregojnë se mund ta pësoni këtë sulm.

Një shenjë atipike, e cila gjithmonë anashkalohet ose shpërfillet është dhimbja abdominale, transmeton GazetaExpress.  

Ky shqetësim në zonën e barkut mund të shkaktohet nga stomaku i thatë apo i mbushur me ushqim, ku ju keni ndjenjën e fryrjes apo nuk ndiheni mirë me stomakun.

Kjo ndjenjë e shqetësimit në zonën abdominale mund të shfaqet si të burrat ashtu edhe të gratë.

Dhimbjet abdominale diagnostifikohen te 50 për qind e rasteve me sulm në sulm në zemër dhe shfaqet kohë pas kohe.

Kjo do të thotë se ngërçet mund të jenë më të lehta në periudha të shkurta kohore, tensioni fizik gjatë këtyre fazave mund të përkeqësojë dhimbjet e mëdha të stomakut.

Shenja të tjera të hershme të një sulmi në zemër përfshin edhe lodhjen, e cila raportohet zakonisht si të gratë ashtu edhe të burrat.

Rënia e flokëve, mbushja me frymë dhe pagjumësia janë po ashtu shenja të hershme që duhet gjithmonë t’i keni kujdes.

Një studim i vitit 2019 i botuar në revistën “European Journal of Cardiovascular Nursing”, ka zbuluar se 57 për qind e pacientëve raportohet se kanë pasur një “shfaqje të papritur të simptomave”, kur pjesa e tjetër prej 43 për qind “kishin simptoma të tilla graduale”.

Autori i studimit shpjegon se të dy tipat e simptomave konsiderohen emergjenca mjekësore dhe kërkohen ndërhyrje të shpejt mjekësore. /GazetaExpress/