Shënime nga Karantina (2) - Gazeta Express
string(23) "shenime-nga-karantina-2"

Shënime nga Karantina (2)

Gazeta Express

20/03/2020 16:14

Pse në kushte të Pandemisë, shpallja e Gjendjës së Jashtëzakonshme është e domosdoshme?

Shkruan: Halil Matoshi

Lexo Edhe:

Jemi në një situatë pandemike të shpallur nga Organizata Botērore e Shëndetësisë, por kjo nuk do të thotë se janë përmbushur kushtet për kufizimin e disa të drejtave dhe lirive të njeriut, të cilat mund të jenë lënë tashmë arbitraritetit ekstrem.

Kur Presidenti Hashim Thaçi dekretoi Gjendjën e Jashtëzakonshme, Kryeministri Albin Kurti iu kundërvu për arsy personale por jo kushtetuese ligjore. Por Kryeministri Kurti krijoi terren për shkeljen e të drejtave të njeriut;

Tash, rasti i parë i marrjës me deryrim për shërim të një qytetari, sipas mediave të Prishtinës ngjarja ka ndodhur në Dragodan pas orës 12, dëshmon se janë cënu të drejtat e njeriut, në mënyrë drastike. Dhe e bën të domosdoshme shpalljën e gjendjës së jashtëzakonshme.

Kosova është shoqëri demokratike dhe qytetarët e saj kanë mbrojtjen e domosdoshme ligjore, privilegjet por edhe detyrimet, konform Kushtetutës. Vetëm gjatë Gjendjës së jashtëzakonshme, si mekanizëm vis major, jashtë kontekstit juridik, por brenda konceptit kushtetues, si akti më i lartë juridik dhe ose politik, disa nga të drejtat dhe liritë themelore të njeriut mund të kufizohen.

Janë dy nene të Kushtetutës së Kosovës të cilat mbrojnë liritë dhe të drejtat e nheriut në kushte normale,  porse nuk paraqesin shkelje nëse paraprakusht shpallet (dekretohet nga Presidenti) gjendja e jashtëzakonshme dhe pa u miratu në Kuvendin e Republikës:

Neni 26 [E Drejta e Integritetit Personal], pika 3.

Secili person gëzon të drejtën e respektimit të integritetit fizik dhe psikik të tij/saj, që përfshin:

(3) të drejtën që të mos i nënshtrohet trajtimit mjekësor kundër vullnetit të tij/saj në pajtim me ligjin;

Si dhe Neni 28 [Ndalimi i Skllavërisë dhe i Punës së Detyruar], pika 2.

2. Askush nuk mund të shtrëngohet për të kryer punë të detyruar. Punë e detyruar nuk konsiderohet puna ose shërbimi i përcaktuar me ligj për personat e dënuar me vendim të formës së prerë gjatë vuajtjes së dënimit ose në raste të Gjendjes së Jashtëzakonshme, të shpallur sipas rregullave të përcaktuara me këtë Kushtetutë.

Marrja në shërim të detyruar, me qëllim të mbrojtjës së shëndetit publik, sipas Nenit 26, pika 3, mund të bëhet vetëm në gjendjën e shpallur të jashtëzakonshme, që është e qartë në germë dhe frymë të Kushtetutës, përndryshe nuk do të shkilen të drejtat e njeriut;

Kurse puna e detyruar (në sektorët vital, mjekët e punëtorët shëndetësorë, mekanizmat e sigurisë, punëtorët në fabrika buke e energjie elektrike si dhe ata të emergjencave civike) mund të urdhërohet vetëm në gjendje të jashtëzakonshme dhe në asnjë rrethanë tjetër.

Në rastin e pandemisë e në thyerje shtizash nga prizmi politik dështuan jo vetëm Qeveria por edhe juristët!?

Gjendja e jashtëzakobshme të shpallet me urgjencë, përndryshe Kosova mund të shndërrohet ose në vend mizor që shkel masovikisht të drejtat e njeriut, ose në vend të trazirave