Naim Gashi nga Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA), ka folur pasi kjo agjenci u kthye ne EQAR.
Ai ka thënë se kur cenohen mekanizmat e sigurimit të cilësisë ndërhyhet.
Më pas Dibran Hoxha e shtroi çështjen e plagjiatorëve.
“A e cenon mekanizmin e sigurimit të cilësisë një plagjiator. Me qenë rezistent ndaj një ndryshimi progresiv nuk është as kjo. Plagjiatorët i cenojnë mekanizmat pra ju mundeni me vendos”, tha Hoxha.
Por, Gashi tha se tre shembuj nuk mund të përkthehen në dukuri.
“Kjo është një praktikë nëpër studio televizive, i gjeni ja tre shembuj edhe provoni këta shembuj me i bë dukuri të cilët nuk janë. I merr tre shembuj emisioni shkon”.
“Dëgjom se edhe unë mundem me ndërhy se një kohë kam qenë gazetar e mundem me marrë fjalën si me zor”, tha ai drejtuar Hoxhas. /Gazeta Express