Shembje e rrugës në Prishtinë dëmton edhe rrjetin 110 kV, një pjesë e kryeqytetit pa energji – KOSTT del me reagim - Gazeta Express
string(102) "shembje-dheu-ne-prishtine-demton-rrjetin-110-kv-nje-pjese-e-kryeqytetit-pa-energji-kostt-del-me-reagim"

Lajme

Gazeta Express

29/03/2026 18:05

Shembje e rrugës në Prishtinë dëmton edhe rrjetin 110 kV, një pjesë e kryeqytetit pa energji – KOSTT del me reagim

Lajme

Gazeta Express

29/03/2026 18:05

Në shembje dheu në rrugën “Don Shtjefën Kurti” në Prishtinë ka shkaktuar dëmtime në infrastrukturën energjetike, duke prekur rrjetin transmetues në nivelin 110 kV.

Sipas njoftimit të KOSTT, si pasojë e këtyre dëmtimeve, një pjesë e konsumatorëve që furnizohen nga nënstacioni Prishtina 6 kanë mbetur pa energji elektrike.

Operatori i transmetimit bën të ditur se ekipet e tij, në koordinim me KEDS, ndodhen në terren dhe po punojnë intensivisht për sanimin e dëmeve dhe rikthimin sa më të shpejtë të furnizimit.

KOSTT u ka bërë thirrje qytetarëve të prekur për mirëkuptim, deri në stabilizimin e plotë të situatës.

Advertisement
Advertisement
Advertisement