Shembja e vilës 4 katëshe në Kënetë! Ndërtuesi në kërkim, akuzohet për vrasjen e 8 pjesëtarëve të familjes Lala - Gazeta Express
string(109) "shembja-e-viles-4-kateshe-ne-kenete-ndertuesi-ne-kqrkim-akuzohet-per-vrasjen-e-8-pjesetareve-te-familjes-lala"

Gazeta Express

14/12/2019 11:55

Shembja e vilës 4 katëshe në Kënetë! Ndërtuesi në kërkim, akuzohet për vrasjen e 8 pjesëtarëve të familjes Lala

Gazeta Express

14/12/2019 11:55

Ndërtuesi i vilës katër katëshe në zonën e Kënetës ku humbën jetën 8 anëtarë të familjes Lala është shpallur në kërkim nga policia. Ai akuzohet për vrasje me dashje në mënyrë indirekte.

I vetmi i mbijetuar nga shembja e banesës së familjes Lala në Durrës është 17-vjeçari Ramë Lala. Gjendja e tij shëndetësore nuk është paraqitur e mirë prandaj është nisur drejt Italisë për të marrë një mjekim më të specializuar. Jetën e Ramë Lalës, e shpëtoi një lavatriçe. Struktura metalike e kësaj orendie shtëpiake krijoi mjaft hapësirë sa për t’i mbrojtur trupin dhe kokën 17-vjeçarit, pas shembjes së banesës katër katëshe nga tërmeti i fuqishëm që la pas të paktën 50 viktima.

Lexo Edhe:

Tetë anëtarët e familjes Lala që u shuan nga tërmeti tragjik
1. Amelia Lala 8 vjeç 
2. Sahadete Lala 79 vjeç 
3. Griselda Lala- 22-vjeç 
4. Marjeta Lala 31 vjeç
5. Emilio Lala
6. Enis Lala 2 vjeç
7. Dionisa Lala 2 vjeç 
8. Ilir Lala, 52 vjeç