Numri i të vdekurve nga shembja e një shkolle në Java të Indonezisë është rritur në 37, deklaruan ekipet e shpëtimit.
“Deri në mëngjesin e së dielës, 141 persona u shpëtuan ku 104 u arritën të shpëtohen ndërsa 37 rezultuan të vdekur”, shpjegoi Yudhi Bramantyo, drejtor i operacioneve për Agjencinë Kombëtare të Kërkimit dhe Shpëtimit, shkruan ANSA.
Mes viktimave 26 persona të tjerë rezultojnë të zhdukur, transmeton ATSh. /KP