Shembet "fshati turistik" i ngritur ilegalisht në qendër të Thethit - Gazeta Express
string(65) "shembet-fshati-turistik-i-ngritur-ilegalisht-ne-qender-te-thethit"

Shqiperi

Gazeta Express

08/07/2025 16:12

Shembet “fshati turistik” i ngritur ilegalisht në qendër të Thethit

Shqiperi

Gazeta Express

08/07/2025 16:12

Kompleksi i ndërtuar ilegalisht në qendër të Thethit është shembur ditën e martë në kuadër të një aksioni të Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT) dhe Policisë së Shtetit. Aksioni, që ka nisur pranë kishës simbol të fshatit, ka për qëllim prishjen e objekteve të ndërtuara pa leje dhe rregullimin e sheshit.

Në këtë sipërfaqe, ku IKMT ka nisur operacionin për shembjen e strukturave të betonit, ishin të vendosura gjithsej 10 kabina të përshtatura në bujtina. Ky aksion ka marrë vëmendjen e kryeministrit Edi Rama, i cili denoncoi ngritjen e objekteve në një zonë të mbrojtur natyrore, duke theksuar se ndërtimi i këtyre objekteve ishte në kundërshtim me ligjin.Kryeministri Rama kritikoi gjithashtu prokuroren e Shkodrës, Elsa Gjeli, duke e akuzuar se kishte justifikuar mosfillimin e hetimit penal me argumentin se bujtinat, të cilat ishin konteniere pa themele, nuk konsideroheshin si ndërtime të ndaluara.

Të bëjnë suksese, fitime, por jo duke zaptuar. Të njëjtën gjë që po bëjmë në Vlorë do vazhdojmë ta bëjmë në Tiranë, në Fier, Durrës, Shkodër. Sepse këto qytete kanë marrë një hov të madh, do të përballen me sfida të reja, është e papranueshme që Vlora të vajë për një furnizim të parregullt me ujë, që pengohet nga paaftësia.

Menjëherë problemi të zgjidhet sapo ndryshon koka e punës. Është koha për një riorganizim dhe rivizatim të punës. Do të krijojë vlerë të shtuar në periudhën në vijim sepse ka shumë punë për të bërë. Kemi zhvillime të reja shumë të rëndësishme në Durrës, në Vlorë e Fier po ashtu. Tirana nuk diskutohet dhe mbi të gjitha kemi një besim të madh pavarësisht pengesave të mëdha. Vazhdon puna për të pastruar plagën e tmerrshme që iu hap Thethit. Ministria e Drejtësisë po bën gati dokumentacionin ku do të kërkojë nga KLP të qëndrojë mbi prokurorinë e Shkodrës, sepse realisht është shumë shqetësuese ajo që ka ndodhur në Theth. Këta njerëz në shkollë bëjnë një lëndë që quhet logjikë, ndërsa në deklaratën e tyre, vetëm logjikë nuk ka. Kjo përkthehet në dem te madhe për natyrën, vendin, pasurinë tonë të përbashkët, si dhe për imazhin.”, u shpreh Rama.

https://www.facebook.com/100064823463022/videos/1314040750292978/?cft[0]=AZVbdv0REmfzjEDQoHz238_bxhzX0JzqcudiAAi7E4HnDS604ywof7kicArEOQGyk2qycXY3iHmUUVBUscF0x9klHal_bsG47jjizvSUYFr5vGnoSaue_I_Ke95AXLaoe2RyEYXRMGy9tbGT54XrsAKuc-ytHEgT4ugk7KRsGBMOxN4-aWUPCOWLjgikfAG1pXQYejUzsBoANuZac-9nRePI&tn=%2CO%2CP-R