Shembet çatia e një klubi nate në Republikën Domenikane, 98 viktima, mes tyre ish-lojtarët e Ligës së Bejsbollit - Gazeta Express
string(110) "shembet-catia-e-nje-klubi-nate-ne-republiken-domenikane-98-viktima-mes-tyre-ish-lojtaret-e-liges-se-bejsbollit"

Lajme

Gazeta Express

09/04/2025 7:44

Shembet çatia e një klubi nate në Republikën Domenikane, 98 viktima, mes tyre ish-lojtarët e Ligës së Bejsbollit

Lajme

Gazeta Express

09/04/2025 7:44

Të paktën 98 persona janë vrarë dhe më shumë se 150 janë plagosur pasi një çati u shemb në një klub nate në kryeqytetin e Republikës Domenikane, Santo Domingo. Sipas autoriteteve vendase mes viktimave është edhe ish-lojtarët i Ligës së Madhe të Bejsbollit, Octavio Dotel dhe Tony Blanco. Mediat ndërkombëtare bëjnë të ditur se 51-vjeçari, vdiq rrugës për në spital.

Ngjarja ndodhi në orët e para të së martës në një koncert të këngëtarit të njohur të merengues Rubby Pérez në klubin e natës Jet Set. Ai u raportua në mesin e të bllokuarve në rrënoja.

Qindra njerëz ishin brenda vendit dhe rreth 400 shpëtimtarë janë ende në kërkim të të mbijetuarve. Ekziston frika se numri i të vdekurve do të rritet më tej.

Gjithashtu mes viktimave ishte Nelsy Cruz, guvernatore e provincës Monte Cristi, tha Presidenti Luis Abinader. Ajo ishte motra e ish-lojtarit të bejsbollit Nelson Cruz.

Të paktën 300 persona ndodheshin brenda klubit të natës Jet Set, në kryeqytetin e Santo Domingos, kur çatia u shemb rreth orës 1 të mëngjesit gjatë një shfaqjeje të artistit merengue Rubby Pérez dhe orkestrës së tij, thanë autoritetet. Ende nuk dihet shkaku i shembjes

Familjet e të zhdukurve u mblodhën në vendngjarje dhe ndanë fotografitë e të dashurve të tyre mëngjesin e së martës, ndërsa dhjetëra autoambulanca dërguan të plagosurit në spital.

Abinader ka shpallur tri ditë zie pas katastrofës. Ai shkoi në klubin e natës të martën në mëngjes me gruan e tij, Zonjën e Parë Raquel Arbaje, për të shprehur ngushëllimet për viktimat.

Advertisement
Advertisement
Advertisement